Inzaghi: Performancë e shkëlqyer, sa keq që shënuam vetëm një gol

21 shkurt 2024 | 12:03

Interi e fitoi 1-0 ndeshjen e parë kundër Atletico Madridit në “San Siro”, duke hedhur një hap drejt çerekfinaleve. Një ndeshje e vështirë, që u vendos nga në gol i Arnautoviq në pjesën e dytë.

“Performancë e shkëlqyer nga djemtë, që ishin të jashtëzakonshëm kundër një kundërshtari të madh. Keqardhja është që fituam vetëm me një gol diferencë, në Madrid do të jetë vërtet e vështirë. Jam i lumtur për Arnautoviqin, për mënyrën se si hyri dhe si po punon në stërvitje. Ne nuk patëm një pjesë të parë të mirë, edhe pse mund të kishim shënuar. Më pas, në pjesën e dytë ishim sensacionalë dhe kushdo që hyri në lojë na dha një dorë të madhe”, ka thënë Inzaghi.

“Në këta gjashtë muaj kemi bërë shumë mirë, por tani po vijnë momentet më të rëndësishme. Më pëlqen shumë të shoh se si luan skuadra, por e dimë se do të vijnë vështirësitë. Duhet të punojmë siç po bëjmë dhe vazhdojmë kështu. Barella zhvilloi një ndeshje të mirë, si të gjithë shokët e tjerë të skuadrës. Dumfries dhe Carlos Augusto hynë shumë mirë në fushë, por edhe Dimarco e Darmian bënë punë të shkëlqyer me sakrificë”, ka deklaruar Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
TI KUJTOJM ATDHETARET TANË Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha Atdhetari llapjan,…