IOC marrëveshje me “Pfizerin”, vaksinë falas për sportistët dhe delegacionet

07 maj 2021 | 17:25

Përmes një deklarate për media, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka bërë me dije se ka arritur një marrëveshje me kompaninë “Pzer-BioNTech” për t’i vaksinuar falas të gjithë sportistët, trajnerët dhe delegacionet olimpike që do të jenë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” (23 korrik-8 gusht).

“Pzer” dhe “BioNTech” kanë rënë dakord me IOC për ta dhuruar vaksinën kundër Covidit për të gjithë pjesëmarrësit. “Të gjitha komitetet olimpike kombëtare duhet të punojnë me qeveritë përkatëse për ta koordinuar shpërndarjen e vaksinës në përputhje të kushteve të vaksinimit”, thuhet në deklaratën e IOC.

Dorëzimi i dozave të para të vaksinës së “Pzer” do të nisë që në maj, për të përfunduar brenda qershorit vaksinimin e të gjithë pjesëmarrësve me të dyja dozat e nevojshme. “Ftojmë sportistët e të gjithë delegacionet të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, duke dhënë shembullin e tyre për ta pranuar vaksinën dhe rikthimin sa më shpejt në normalitet. Ne synojmë një olimpiadë të sigurt”, ka njoftuar IOC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian poston shpesh foto dhe video nga momentet e…