“iPhone” pritet të analizojë shprehjet e fytyrës dhe gjendjen emocionale

24 nëntor 2019 | 16:58

Në të ardhmen ndihmësi i zërit “Siri”, jo vetëm që do të dëgjojë kërkesat e përdoruesve, por edhe emocionet e tyre.

Kamera e përparme e “iPhone” në të vërtetë do të analizojë shprehjet e fytyrës dhe gjendjen emocionale të përdoruesit ndërsa ai formulon një pyetje ose i jep një urdhër “Sirit”, në mënyrë që të zvogëlojë rastet e keqkuptimit dhe keqinterpretimit.

Sistemi funksionon duke analizuar fytyrën, si për shembull lëvizjen e muskujve të caktuar të fytyrës, për t’i dhënë përdoruesit një gjendje të caktuar emocionale.

Analiza, e kombinuar me komandën zanore, mund të ndihmojë aplikacionin “Siri” të përgjigjet në rast të kërkesave që kanë më shumë se një interpretim. Mund të jetë gjithashtu e dobishme për të përcaktuar nëse një përgjigje e “Sirit” ka kënaqur ose jo përdoruesin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti dhe nënkryetarja e…