Kurti e Osmani bashkë në shënimin e 244-vjetorit të krijimit të marinës amerikane

24 nëntor 2019 | 16:45

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, kanë qenë të ftuar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, në shënimin e 244-vjetorit të krijimit të trupës së marinsave amerikanë.

“Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e ShBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave. Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Instagram”.

Kurti në këtë ngjarje ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ajo çka vërehet në këtë foto është se askush tjetër nga skena politike e Kosovës nuk ishte ulur përkrah tyre në tavolinë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të…