IPK-ja rekomandon suspendimin e një nënkoloneli policor

20 shtator 2021 | 18:43

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor me gradën e nënkolonelit policor.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast ku i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, njofton Klan Kosova.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorinë e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GPolicia e Kosovës ka arrestuar dy persona, V.B dhe R.C,…