IPKO-Digitalb pasurojnë platformën televizive edhe me dy kanale të reja

09 gusht 2019 | 15:15

IPKO-Digitalb sjellë në platformën e saj kanalin “FoxMovieChannel”, i cili është pozicionuar në numrin 95, si dhe ofrohet për të gjithë klientët e pakove Familjare dhe Premium.

“Ky kanal ofron filma me emra të mëdhenj siç janë, Robert Deniro, JeniferLawrence, MonicaBelucci, e shumë të tjerë. “FoxMovieChannel”, përmban dy blloqe filmash, ata të prodhuar së fundmi dhe filma klasik. Ndërsa vetëm në SHBA, është prezent në 45% të familjeve amerikane. Ndërsa, për të gjithë adhuruesit e sportit, IPKO-Digitalb, pasurojnë platformën edhe me kanalin Super Sport 7, i cili ekskluzivisht do t’u ofrojë shikuesve lajme, analiza dhe ndeshje të shumta sportive 24 orë në ditë. Ky kanal ofrohet vetëm në pakon Premium dhe Premium HD”, thuhet në njoftimin e IPKO-s.

Sipas këtij njoftimi, vetëm gjatë vitit 2019, IPKO ka pasuruar platformën e saj edheme shumë kanaletë reja, duke veçuar këtu TDC dhe FunandFastBox.  “IPKO është e përkushtuar që të ofrojë përmbajtjen më të mirë televizive për klientët e saj dhe njihet për inovacion, kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin ndaj konsumatorëve. Për më shumë, IPKO njihet për ofrimin e përmbajtjes më të pasur sportive, përmes platformës së saj të përbashkët me Digitalb-in”, është thënë në njoftimin e IPKO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur të premten në takim kryetarin…