Hoxhaj: Qytetarët e Luginës së Preshevës do ta kenë mbështetjen e institucioneve të Kosovës

09 gusht 2019 | 15:12

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur të premten në takim kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, me të cilin ka diskutuar për temat që Kosova i ka prioritet: të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore.

Hoxhaj pas këtij takimi ka thënë se qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë pasur dhe do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe garantimin e të gjitha të drejtave të tyre. “Kosova duhet të insistojë në reciprocitet të plotë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Pa respektim të plotë të të drejtave të pakicave nuk mund të ndërtohet e ardhmja e rajonit. Qeveria e re me PDK-në do t’i intensifikojë kontaktet e ndërsjella dhe është e gatshme të garantojë ndikimin e drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Luginën e Preshevës”, ka thënë Hoxhaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 3 gusht në fshatin Raushiq të Pejës pati ndodhur…