“IPKO”-ja përkrah fëmijët me aftësi të kufizuar

28 maj 2018 | 16:40

“IPKO”-ja ka filluar shpërndarjen e donacioneve për dhjetë qendra të cilat merren me fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sipas një njoftimi të “IPKO”-s, nga ky donacion do të përfitojnë pesë Qendra Burimore dhe pesë organizata. “Nga ky donacion do të përfitojnë: Qendra Burimore për fëmijët me dëmtime intelektuale ‘Përparimi’ në Prishtinë, ‘LefNosi’ në Prizren, ‘Nënë Tereza’ në Mitrovicë, Qendra Burimore për fëmijët me dëmtime në të parë ‘Xheladin Deda’ në Pejë, Shkolla Speciale për fëmijët me dëmtime të shumëfishta ‘Shpresa’ në Shtime, organizata ‘Pema’ në Ferizaj, Down Syndrome Kosova në Prishtinë, ‘Shoqata Autizmi’ në Lipjan, Shoqata e të Shurdhërve në Prishtinë dhe organizata Handikos në Suharekë”, është bërë me dije në njoftimin e “IPKO”-s.

“IPKO”-ja i ka përkrahur të gjitha këto organizata me një shumë prej 10.000 euro.

Donacioni është dhuruar, duke marrë për bazë nevojat e këtyre qendrave, duke i pajisur ato me materiale konkrete/didaktike, mjete dhe pajisje që lehtësojnë dhe ndihmojnë procesin e mësimnxënies midis fëmijëve me aftësi të kufizuara. “IPKO”-ja vazhdimisht ka iniciuar dhe përkrahur kauza që ndërlidhen me fëmijët me aftësi të kufizuara. “Çdo fëmije duhet t’i ofrohen mundësi dhe burime të mjaftueshme zhvillimi dhe mësimnxënie dhe kjo nismë ka për qëllim që të ndihmojë fëmijët dhe mësimdhënësit që këto qëllime të arrihen më lehtë”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i “IPKO Telecommunications LLC”.

Bëhet me dije se “IPKO”-ja ka dhuruar 100.000 (100 mijë) euro pajisje medicionale për 10 Qendra të Mjekësisë Familjare në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018.

Po ashtu, “IPKO”-ja ka përkrahur edhe sektorin e arsimit përmes projektit “Mësuesit zgjedhin – IPKO-n”, duke mbështetur 50 shkolla, kopshte dhe njësi të tjera arsimore, kryesisht në vendet rurale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë…