Irani përpiqet të kapë një anije britanike

11 korrik 11:18

Britania e Madhe ka bërë me dije se tri anije iraniane kanë bërë përpjekje të ndalojnë një cisternë britanike të naftës në Ngushticën e Hormuzit.

“Në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, tri anije iraniane u përpoqën të pengonin kalimin e anijes tregtare, Trashëgimia Britanike, përmes Ngushticës së Hormuzit”, ka njoftuar Qeveria britanike nëpërmjet një deklarate.

Luftanija britanike “HMS Montrose”, “ është detyruar të pozicionojë veten midis anijeve iraniane dhe cisternës britanike dhe të lëshojë paralajmërime verbale për anijet iraniane, të cilat më pas janë larguar”.

“Ne jemi të shqetësuar me këtë veprim dhe vazhdojmë t’iu bëjmë thirrje autoriteteve iraniane që të shtensionojnë situatën në rajon”, është thënë në deklaratën e Qeverisë britanike.

Garda Revolucionare e Iranit ka mohuar se ka bërë përpjekje të ndalojë cisternën britanike, raporton agjencia iraniane e lajmeve “Fars”.

Irani, më herët, është kërcënuar se do të kapë një anije britanike, pasi marinsat britanikë, javën e kaluar, u ndihmuan zyrtarëve në Gjibraltar të kapin një cisternë iraniane, pasi dyshohej se ajo bartte naftë nga Irani në Siri, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian.

Të mërkurën, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se Britania do të përballet me “pasoja” për shkak të kapjes së cisternës iraniane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 11 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë…