Irani triumfon në sekondat e fundit ndaj Uellsit

25 nëntor 2022 | 13:10

Irani ka harruar humbjen e thellë 6-2 ndaj Anglisë duke fituar 0-2 ndaj Uellsit.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë Uellsi ishte më i miri me një dominim të topit, ndërsa në të dytën Irani kishte më shumë raste të pastra shënimi.

Por për të ardhur te goli, duhet të prisnim minutën e 98′ kur Irani të gjente golin me Cheshmi, ndërsa një minutë më vonë Rezaeian dyfishoi shifrat.

Uellsi mban vendin e fundit me 1 pikë, ndërsa Irani i 2 me 3 pikë. Në ndeshjen e radhës, Uellsi luan ndaj Anglisë, ndërsa Irani ndaj SHBA.

Ndërkohë, në këtë Botëror u shënua dhe kartoni i parë i kuq, teksa portieri i Uellsit, Hennessey, u ndëshkua në minutën e 86′.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i KMDLNj-së Së fundi doli në opinion edhe një…