Ironizon Konjufca: Kur më than se jam SHIK, ia nisa të dyshoj në vetvete

10 shkurt 21:14

Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca ka ironizuar me akuzat që i janë bërë nga ish-bashkëpartiaku i tij, Dardan Molliqaj i cili ka thënë se Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe se këtë ky i fundi i’a kishte pranuar Sali Salihut, shkruan “GazetaBlic”.

Ai me ironi ka thënë se kur i ka dëgjuar këto akuza ka nisur të dyshojë në vetveten, pasi sipas tij, Molliqaj ka qenë ai i cili ka dashur ta bëjë Kryetar të Vetëvendosjes, derisa ka shtuar se, përmes tij e ka parë të rrugës ta eliminonte Albin Kurtin.“Në të vërtetë kur më ta që kam lidhje me SHIK-un, ia nisa edhe vetë të dyshoj në vetveten për arsye se thash me qenë se ky ka dashur të më bëjë Kryetar të Vetëvendosjes dhe përmes meje me e eliminu, Albin Kurtin, thash ndoshta kam qenë edhe SHIK –  kush e di!”, ka thënë Konujufca.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë javë ‘n’Kosovë Show’,  mysafir ishte reperi i huaj Cliqme.…