Irving pritet të kalojë nga Nets te Dallasi

07 shkurt 2023 | 13:07

Ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving ka kaluar te Dallas Mavericks, raporton “The Athletic”. Sipas raporteve, Mavericks hoqën dorë nga Spencer Dinwiddie, Dorian Finney-Smith për të përfunduar marrëveshjen për Irving. Irving është te Nets prej vitit 2019. Më herët ka luajtur edhe për Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers.

Ai ka pasur epokë të trazuar te Brooklyni. Kishte shumë lëndime, dhjetëra ndeshje të humbura për shkak të refuzimit që të vaksinohet dhe një pezullim në këtë sezon për shkak të promovimit të një filmi me përmbajtje antisemitike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se…