Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë godet Vuçiqin: Zgjodhi Putinin para Perëndimit

27 shkurt 2022 | 13:56

Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas veprimeve të fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, rreth situatës Rusi-Ukrainë.

Në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, Kosnett ka deklaruar se ShBA-ja dhe BE-ja duhet ta kenë parasysh veprimin e Vuçiqit karshi Vladimir Putinit.

“Siç duket presidenti i Serbisë, Vuçiqi ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – teksa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Ky nuk është lidership është frikë morale. BE, ShBA, ju lutem ta kini parasysh”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Vuçiqi në reagimin e tij për situatën në Ukrainë, kishte mbajtur qëndrim të dyfishtë duke thënë se e respekton integritetin territorial të Ukrainës, por nuk ka pranuar t’i vendos sanksione Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i refugjatëve ukrainas që janë larguar nga shtëpitë e…