Ish-anëtari i Bordit të RTK-së për vendimin e Kushtetueses: Ai që e shkel Kushtetutën është super kriminel

01 gusht 2023 | 20:21

Sot Gjykata Kushtetuese e shpalli vendimin për shkarkimin e Bordit të RTK-së, të cilin vendim e mori Kuvendi i Kosovës. Sipas Kushtetueses, është e kontestueshme nëse ka pasur bazë ligjore për shkarkim kolektiv të anëtarëve të Bordit.

“Gjykata konstaton që në shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të RTK-së, përkatësisht shkarkimin kolektiv të bordit të transmetuesit publik për “paaftësi profesionale”, të konstatuar përmes shqyrtimit të Raportit Vjetor të RTK-së për vitin 2020, Kuvendi ka vepruar pa bazë ligjore në kontekst të shkarkimit të Bordit në tërësinë e tij, si pasojë e refuzimit të raportit përkatës vjetor dhe rrjedhimisht, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për RTK-në”.” – thuhet aty ndër të tjera.

Albinot Maloku, ish-anëtar i Bordit të shkarkuar, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai ka thënë se ai që e shkel Kushtetutën është super kriminel.

“Reagim: Si quhen ata që veprojnë pa bazë ligjore e kushtetuese, tejkalojnë kufijtë e kompetencës, e për më tepër cenojnë pavarësinë e medias? E kam besuar. E besoj edhe sot! Ai/ajo që shkel Kushtetutën e Republikës nuk është kriminel, por super kriminel.” – shkroi Maloku fillimisht.

“Sot pasi Gjykata Kushtetuese e dha vendimin e vet, në planin emocional, ndjehem i çliruar, pasi ndjesia e shkarkimit të padrejtë nuk ishte e mirë. Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cilësojë vetëm fillim të fundit të një episode, e cilën pa mërit më është impnuar ta kalojë. Pas vendimit do të kontaktoj avokatin për të nisur procedurën e padisë civile ndaj deputetëve të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie e Zhvillim Rajonal dhe deputetëve të Komisionit Parlamentar për Punë e Transfere në Kuvendin e Kosovës, të cilët si mjet përdorën numrat e arrogancën, në vend të argumenteve dhe qasjes profesionale.” – theksoi tutje ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili…