Ish-avokati i Fatmir Limajt, Karim Khan emërohet kryeprokuror i ri i Hagës

16 qershor 2021 | 17:33

Kryeprokurori i ri i Gjykatës Penale Ndërkombëtare është avokati britanik Karim Kahn.

Ky i fundit është i njohur edhe për mbrojtjen e ish-ministrit të MTPT-së në Kosovë, Fatmir Limaj, i cili ishte akuzuar për krim të organizuar dhe më pas u lirua në vitin 2017.

Ai premtoi t’u drejtohet shteteve joanëtare dhe të sigurohet që gjyqet të mbahen në vendet ku janë kryer krime.

Khan, një avokat 51 vjeçar, ka përvojë shumëvjeçare në të drejtën ndërkombëtare si prokuror, hetues dhe avokat mbrojtës. Ai mori detyrën nga prokurori, Fatua Bensuda i Gambisë, mandati nëntëvjeçar i të cilit skadoi dje, raporton ap.

Ai tha se Haga duhet të jetë selia e gjykatës dhe të gjykohet në vendet dhe rajonet ku janë kryer krimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar takimin…