Ish-basketbollisti i njohur infektohet me Covid-19

10 korrik 2020 | 20:48

Ish-basketbollisti i njohur në Kosovë, Artan Mehmeti ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Mehmeti nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka thënë se gruaja, djali dhe vajza e tij janë rezultuar negativë.

“Miq, desha të iu njoftoj që të hënën kam rezultuar pozitiv në testin Covid-19, kurse të enjten edhe gruaja Afri, djali Anidi dhe vajza Aja kanë dalë negativë. Jemi të vetizoluar dhe mirë me shëndet. Nuk kemi ndonjë shqetësim. Ju uroj shëndet të gjithëve”, ka shkruar Mehmeti në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka arsyetuar projektligjin për rishikimin…