Ish-deputeti i LDK-së, zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetar të Lipjanit nga radhët e AAK-së

25 nëntor 2023 | 23:47

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se dega e Aleancës në Lipjan ka nominuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ilir Tasholli kandidat për kryetar në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Haradinaj përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se me Ilir Tashollin Lipjanit i ofrohet një mundësi unike.

“Ilir Tasholli, një figurë e njohur me përvojë të gjatë në fushën profesionale dhe politike, mori zyrtarisht besimin e Degës së Aleancës në Lipjan për të qenë kandidat për kryetar komune. Me një karrierë të bujshme si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe angazhime të tjera profesionale, ai i ofron Lipjanit një mundësi unike për një qeverisje të mirë dhe zhvillim ekonomik të shpejtë, një aspekt që Lipjanit i ka munguar për një kohë të gjatë”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë të qëndroj në Lipjan, me ç’rast takova strukturat e Aleancës në këtë qytet. Në këtë takim z. Ilir Tasholli edhe zyrtarisht mori nominimin e Aleancës për të qenë kandidat i saj për kryetar komune të Lipjanit, në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Ilir Tasholli, një figurë e njohur me përvojë të gjatë në fushën profesionale dhe politike, mori zyrtarisht besimin e Degës së Aleancës në Lipjan për të qenë kandidat për kryetar komune. Me një karrierë të bujshme si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe angazhime të tjera profesionale, ai i ofron Lipjanit një mundësi unike për një qeverisje të mirë dhe zhvillim ekonomik të shpejtë, një aspekt që Lipjanit i ka munguar për një kohë të gjatë.

Suksese të përbashkëta në udhëtimin drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e Lipjanit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nipi i ish boksierit të mirënjohur shqiptar, Luan Krasniqi, Ardiani…