Ish-deputeti i PDK-së: Kurti po krenohet me punën time

29 qershor 2022 | 13:29

Ish-deputeti dhe ish-drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Sejdi Hoxha e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se po mburret me punën e tij.

Ai në një reagim ndaj vizitës së djeshme të Kurtit në Telekom ka shkruar se ai ka marrë dhuratë dy pulla postare që kishin fituar çmime ndërkombëtare, në kohën sa ishte ai kryeshef.

“Më vjen mirë që Kryeministri po krenohet me punën time dhe të bashkëpunëtorëve të mi në Postën e Kosovës, dy pullat postare që fituan çmimet më të larta ndërkombëtare e të cilat ju dhanë dhuratë dje Kryeministrit janë çmime të fituara në kohën kur unë isha Drejtor i përgjithshëm i kësaj ndërmarrje”, ka shkruar Hoxha në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hoxhës në “Facebook”:

Më vjen mirë që Kryeministri po krenohet me punën time dhe të bashkëpunëtorëve të mi në Postën e Kosovës, dy pullat postare që fituan çmimet më të larta ndërkombëtare e të cilat ju dhanë dhuratë dje Kryeministrit janë çmime të fituara në kohën kur unë isha Drejtor i përgjithshëm i kësaj ndërmarrje.

Po ashtu marrëveshjet me institucione publike për vendosjen e zyrave postare i kemi bërë ne, ato nuk janë rezultat i këtij menaxhmenti dhe i kësaj qeverie këto marrëveshje për vendosjen e zyrave i kanë të trashëguara nga ne.

Këto shërbime financiare jo bankare që i përmendi Kryeministri janë krijuar për herë të parë nga ne në Postën e Kosovës, pra janë shërbime të trashëguara.

Është me rëndësi për opinionin të kuptoj që për herë të parë Posta në pamundësi për ti ekzekutuar pagat e punonjësve ka hyrë në kredi, ka zvogëluar numrin e zyrave postare, nuk i ka deklaruar si pasuri zyrat postare në veri të Kosovës vetëm për të marr opinion të mirë nga zyra e Auditorit e që kjo përbën shkelje ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se historia e Titanikut, anijes së famshme që u…