Ish-deputetja Ismaili-Ahmeti për zhvillimet politike: Zgjedhjet janë shpresë për Kosovën

21 prill 2026 | 11:23

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, profesoresha, Besa Ismaili-Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Ajo përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se shkuarja në zgjedhje të reja është një ndjenjë gëzimi dhe shprese.

Sipas Ismailit-Ahmeti, në këto zgjedhje të reja nuk duhet të ketë autoritarizëm, por një sistem ku zëri i qytetarëve dëgjohet, ku shteti nderohet dhe kushtetuta respektohet, para se gjithash Kosova.

“Është një ndjenjë gëzimi dhe shprese që po shkojmë drejt zgjedhjeve! Nuk duam autoritarizëm, por një sistem ku zëri i qytetarëve dëgjohet, ku shteti nderohet dhe kushtetuta respektohet. Kosova”, ka shkruar Besa Ismaili-Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Firma Lakeside AG SH.P.K. me nr. Biznesi: 811284603 në Vermic,…