Ish-deputetja Ismaili: Minatorët u përbuzën dhe u shkelën në fyt nga çizmja e këtij pushteti

20 shkurt 2024 | 16:40

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka uruar për shënimin e 35-vjetorit të grevës së madhe të minatorëve të Trepçës.

Ajo ka shkruar në “Facebook” minatorëve, përveç urimit për javën e tyre, do të duhej që ky pushtet të ua shoqëronte masat e zbatuara për një vitalizim të qëndrueshëm dhe përparimtar siç ua kishte premtuar.

“Minatorëve, përveç urimit për javën e tyre, do të duhej që ky pushtet të ua shoqëronte masat e zbatuara për një vitalizim të qëndrueshëm dhe përparimtar siç ua kishte premtuar. Por nuk e bën dot. Atë që e bëri, dhe e pamë grevë pas greve, kërcënim pas kërcënimi, përbuzje pas përbuzje, ishte një shkelje në fyt nga çizmja e këtij pushteti, mbi kërkesat, të drejtat dhe premtimet e dhëna! GËZUAR JAVA e MINATORËVE”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avdiivka ishte në vijën e parë të luftës midis Kievit…