Ish-drejtori i PTK-së angazhon avokatin e tij për ta paditur Armend Mujën për shpifje

02 dhjetor 2022 | 12:21

Ish-drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Shyqyri Haxha, ka bërë me dije se ka angazhuar avokatin e tij për ta paditur për shpifje deputetin e Vetëvendosjes, Armend Muja.

Ai ka thënë se pushteteve mashtruese u dhemb e vërteta e sukseseve të tij sa ishte në krye të PTK-së.

“Te nderuar miq, duke pasur parasysh se pushteteve të dështuara e mashtruese u dhemb e vërteta e sukseseve tona në vendosjen e rrjetit të PTK dhe mbulueshmërisë me valët e telefonisë mobile ‘Vala’  dhe largimit të operatorëve serb ilegal nga Kosova, pas prezantimit me fakte prova të sukseseve të PTK-së, unë iu nënshtrova shpifjeve të Armend Mujës.  Prandaj duke besuar në Kosovën shtet i së drejtës me gjithë vështirësitë sot kam angazhuar avokatin tim dhe kam filluar rrugën ligjore për tu mbrojtur nga shpifjet. Prandaj në këtë postim po e publikoi inicimin e procedurës për tu mbrojtur nga shpifjet. Të vërtetën dhe suksesin nuk e kam borxh të ua fshehim as ta shtrembëroi askujt për asnjë çmim. Nuk do t’i dorëzohemi shpifjes dhe shpifësve që tentojnë të njollosin suksesin. Drejtësia e Kosovës le të flas në të cilën besoi në fund të fundit duhet të gjithë t’i nënshtrohemi”, ka shkruar Haxha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Bayern Munchen, Joshua Kimmich ka thënë se dita…