Ish-futbollisti i Gjilanit dhe Prishtinës përforcon Kukësin

11 qershor 2021 | 16:52

Ish-futbollisti i Gjilanit, Ardit Hila është përforcimi me i ri i skuadrës së Kukësit. Hila rikthehet në futbollin shqiptar pas një aventure në Kosovë, fillimisht me Prishtinën e me pas Gjilanin.

28-vjeçaari gjatë karrierës së tij futbollistike ka luajtur edhe për Elbasanin, Teutën dhe Partizanin, raporton “Epoka e re”.

Njoftimi i Kukësit pa ndërhyrje:

ZYRTARE! Ardit Hila eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit

✍? Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Ardit Hila eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit. Klubi ka arritur marreveshje me mesfushorin 28 vjecar, duke firmosur kontrate per 2 sezonet e ardhshme.

⚽️ Hila vjen ne klubin e Kukesit pas nje aventure ne Kosove, ku ishte pjese e Gjilanit. Hila eshte njohes i mire i Kategorise Superiore teksa ka qene pjese e skuadres se Elbasanit, Teutes e Partizanit duke fituar edhe titull kampion ne Shqiperi. Klubi i Kukesit i uron Hiles shume suksese me fanellen e Kukesit! Miresevjen Ardit!

“Me ka munguar Shqiperia. Ika si kampion dhe shpresoj te rikthehem si kampion me Kukesin. Pse Kukesin? Me bindi projekti i Kukesit dhe fakti qe luan gjithmone per trofe, ma beri me te lehte zgjedhjen time. Uroj qe ne Kukes te rikthejme trofeun e titullit kampion dhe Kupen e Shqiperise. Forca Kukesi”, u shpreh Hila ne prononcimin e tij te pare si futbollist i Kukesit.

Skeda e Lojtarit:
Emri: Ardit Hila
Mosha: 28 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.80 m
Pozicioni: Mesfushor
Klubet e mëparshme: Elbasani, Teuta, Partizani, Prishtina, Gjilani.

May be an image of 1 person dhe tekst

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Kryeministrit e ka publikuar raportin e koordinatorit shtetëror…