Ish-kandidati i LV-së për deputet: Raundin e parë të zgjedhjeve LV-ja e ka humbur 9-0

19 tetor 2021 | 16:28

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit.

Ai ka thënë se në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve Vetëvendosje ka humbur 9 – 0 në raport me partitë tjera politike.

“Zgjedhjet lokale i kanë dy runde. Rundin e parë Vetëvendosje e ka humbur 9:0. Pra, 9 për opozitën dhe 0 për Vetëvendosjen. Rundi i parë është dështim. Kjo tregon defektin e madh brenda vetes, pra brenda partisë dhe ky defekt nuk mbulohet me një deklaratë të stisur, se jemi të kënaqur! Ne nuk jemi mazohistë që më mbetë të kënaqur kur kundërshtarët na grushtojnë e na plandosin para këmbëve të tyre!”, ka shkruar Loshi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Loshit:

Dje kam shkruar disa statuse ironike e satirike për me e relativizu deshpërimin  për humbjen, por jo me e relativizu edhe humbjen, siç e relativizoi kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, zoti Albin Kurti me deklaratën e tij për emocionin e kënaqësisë për humbjen!

Zgjedhjet lokale i kanë dy runde. Rundin e parë Vetëvendosje e ka humbur 9:0. Pra, 9 për opozitën dhe 0 për Vetëvendosjen. Rundi i parë është dështim. Kjo tregon defektin e madh brenda vetes, pra brenda partisë dhe ky defekt nuk mbulohet me një deklaratë të stisur, se jemi të kënaqur! Ne nuk jemi mazohistë që më mbetë të kënaqur kur kundërshtarët na grushtojnë e na plandosin para këmbëve të tyre!

Vetëvendosje duhet të tubohet urgjentisht dhe të identifikojë shkaqet e vërteta që çuan në këtë humbje të madhe. Dhe, të organizohet e të punojë 24/7 në katër javët e ardhshme për të marrë sa më shumë komuna në balotazh. Apo, më thjeshtë, për të qenë fituese absolute e rundit të dytë të zgjedhjeve.

Nëse Vetëvendosje humb rundin e dytë, atëherë edhe legjitimiteti i pushtetit qëndror do të jetë në pikëpyetje të madhe. Ky legjitimitet duhet me u verifiku me zgjedhje të reja të nivelit qëndror sa më shpejt që kjo të jetë teknikisht e mundur.

Populli nuk e ka dhënë votën që të zgjedhurit e tyre me flejtë, por me punu. Rezultati eventual i humbjes në zgjedhjet lokale do të jetë indikacion i mospunës, përkatësisht i pakënaqësisë së popullit me qeverinë e tyre. Situata duhet me u vlerësu drejt dhe lidershipi i partisë me vepru me përgjegjësi dhe me marrë masa adekuate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, dukej mahnitëse me një fustan…