Ish-koloneli i Policisë kërkon të hetohet vrasja e Liridona Murselit, ngre dyshime se si iu lejua burrit të largohet me fëmijët

30 nëntor 2023 | 20:14

Ish-koloneli i Policisë, Rrahman Sylejmani, ka ngritur dyshime dhe ka thënë se duhet hetuar çdo version në rastin e vrasjes së Liridona Murselit, duke kërkuar përfshirjen e të gjitha detajeve dhe duke mos përjashtuar asnjë skenar.

Sylejmani ka theksuar se është e rëndësishme të hetohet raporti familjar dhe marrëdhënia midis anëtarëve të familjes, duke shprehur dyshime se si ka mundësi që kryefamiljari të jetë larguar nga skena e krimit me fëmijët në vend të nënës.

“Nuk është normale në situata të tilla që dikush të lejohet të largojë fëmijët, duke e lënë bashkëshorten e tij të mbetet në vend të fokusohet nga grupi kriminal. Ky rast duket paksa i habitshëm dhe një ngjarje që nuk ndodh shpesh. Prandaj, duhet shqyrtuar secili version, filluar nga raporti familjar dhe pastaj të hetohet çdo skenar. Kjo duket e pa mundur të ndodhë në atë mënyrë”, deklaroi Sylejmani në një intervistë për “Frontal” në T7, transmeton Gazeta Express.

“Shtrohet pyetja se si ka mundësi që ai të largohet me fëmijë, ndërsa nëna duhet të largohet me ta”, shtoi ai.

Sylejmani ka theksuar nevojën për hetim të plotë dhe të pavarur për të zbardhur ngjarjen dhe ka përsëritur se çdo version duhet të jetë nën vëzhgim të rreptë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha,…