Ish-komandanti i UÇK-së, Shefki Abdullahu, jep një ide se si mund të zbulohet numri i saktë i veteranëve

22 qershor 2022 | 18:54

Ish-komandanti i UÇK-së, Shefki Abdullahu ka dhënë një ide sa i përket asaj se kush është veteran i vërtetë dhe i rrejshëm, pra për të ditur saktë numrin e veteranëve.

Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” Abdullahu ka marrë shembull MPB-në, kur në vitin 2018 bëri thirrje që qytetarë të cilët posedojnë armë ilegale do të kenë afat 30 ditë për t’i dorëzuar ato dhe pastaj të amnistohen.

Thotë se një praktikë e tillë do të duhej të merrej parasysh edhe në rastin e veteranëve të UÇK-së.

“Andaj edhe për veteranët e UÇK-së jam i mendimit se do të ishte mirë t’ju japim një afat kohor amnistie duke iu bërë apel që ata/ato të cilët nuk kanë qenë luftëtar (pjesëtar të UÇK-së) por kanë marrë kartelë të veteranit jashtë ligjit për veteranët e UÇK-së, ta kthejnë kartelen dhe do të kenë amnistinë… “, ka shkruar Abdullahu, duke shtuar se pasi të skadon afati i përcaktuar kohor, kushdo që vërtetohet nga organet e hetuesisë dhe prokurorisë se është veteran i jashtëligjshëm t’i ngrihet aktakuzë dhe të dalë para organeve të drejtësisë.

Postimi i plotë i tij:

Kaloi një kohë e gjatë duke u përplasur çështja e numrit të saktë të veteranëve të UÇK-së në media dhe emisione televizive!!! Konsideroj se zgjidhja e problemit në fjalë nuk është aq komplekse por po mungon vullneti dhe sinqeriteti politik dhe institucional, që kjo çështje të mbyllet drejtë dhe dinjitetshëm. Ju rikujtoj se kur pëfundoi lufta, filloi administrimi civilo-ushtarak ndërkombëtar (UNMIK-KFOR) dhe u kërkua demilitarizimi e transformimi i UÇK-së në TMK, i cili proces zgjati tre muaj.

Në atë periudhë tremujore u caktova përfaqësues i SHPUÇK-së dhe KFOR-i caktoi përfaqësuesit e vet ku ishte shumë punë sfiduese, por me përkushtim të madh dhe sukses maksimal, arritëm të sjellim raport tek organet e larta politike vendore dhe ndërkombëtare, ku dhe u arritë marrëveshja përfundimtare për transformimin nga UÇK në TMK.

Gjatë kësaj periudhe të transformimit bashkë me KFOR-in dhe IOM-në fillimisht u regjistrua numri faktik dhe aktiv i pjesëtarëve të UÇK-së dhe më pas u pajisen me kartela zyrtare të identifikimit në të gjitha zonat mbrojtëse, njësitë varëse dhe SHP i UÇK-së. Sa më kujtohet ishin afërsishtë 17 000 pjesëtarë. Besoj shumë se është evidenca në KFOR, IOM dhe arkivin e SHPTMK…!

Tani mendoj se zgjidhja e problemit aktual mund të fillon keshtu; Pjesëtarët të cilët janë regjistruar dhe pajisur me kartela zyrtare të identifikimit dhe janë në listën e institucioneve të lartcekur, faktikisht do të duhej të janë pjestarë të UÇK-së ku me automatizëm nga ky numër do të vërtetohet se këta janë veteranë të verifikuar…Të tjerët të cilët kanë aplikuar dhe i ka miratuar Komisioni i përcaktuar nga Qeveria e Kosovës, t’i verifikojë Hetuesia, Prokuroria dhe të vendos gjykata përkatëse e Kosovës bazuar në ligjin për veteranët dhe kjo çështje mbyllet besoj mirë dhe drejtë.

Konsideroj se kështu do të zgjidhej çështja e problemit aktual të lartcekur.

E shkruar më 22 nëntor 2018.

Tani kam një propozim tjetër praktik për Qeverinë dhe institucionet tjera përgjegjëse të Republikës së Kosovës me sa vijon:
•Ju kujtohet se nga periudha e pasluftës në Kosovë kishte shumë armë ilegale! Për të zgjidhur këtë problem, me sa më kujtohet në vitin 2018 Qeveria e Republikës së Kosovës, gjegjësisht MPB doli me një deklaratë zyrtare duke iu drejtuar qytetarëve të vendit se të gjithë që posedojnë armë ilegale dhe të ndaluara me ligj, të dorëzojnë armën ilegale te organet përgjegjëse brenda afatit 30 ditësh dhe do të amnistohen. Pas skadimit të afatit kohor në fjalë, ju bëhet me dije se kujdo që i gjendet armë ilegale dhe të saksionura me ligj, do të dënohet sipas ligjit përkatës…dhe gjatë kohës të amnistisë, shumë qytetaë të ndërgjegjshëm i kanë dorëzuar armët ilegale dhe ishte një arritje e mirë dhe e suksesshme!

Andaj edhe për veteranët e UÇK-së jam i mendimit se do të ishte mirë t’ju japim një afat kohor amnistie duke iu bërë apel që ata/ato të cilët nuk kanë qenë luftëtarë (pjesëtar të UÇK-së) por kanë marrë kartelë të veteranit jashtë ligjit për veteranët e UÇK-së, ta kthejnë kartelen dhe do të kenë amnistinë… kurse pasi të skadon afati i përcaktuar kohor, kushdo që vërtetohet nga organet e hetuesisë dhe prokurorisë se është veteran i jashtëligjshëm, do t’i ngritët aktakuzë dhe do të dalin para organeve të drejtësisë, ku do të detyrohen t’i kthejnë të gjitha pagat të cilat i kanë marrë jashtëligjshëm nga buxheti i taksapaguesve të vendit tonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koloneli misterioz që tërë kohën barte çantën e presidentit rus…