Ish-komandanti i UÇK-së Zenel Zekolli i bashkohet PDK-së

25 shtator 2019 | 11:23

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka bërë me dije se sot kësaj partie i është bashkuar ish-komandanti i UÇK-së Zenel Zekolli.

Me këtë rast Veseli ka thënë se me Zekollin kanë qenë bashkë në luftën kundër pushtuesit dhe tash do të jenë bashkë edhe në luftën kundër korrupsionit.

“Ish-komandanti i UÇK-së, Zenel Zekolli, pas luftës edhe nënkolonel i TMK-së, iu bashkua familjes sonë politike. Zeneli është njeri i dëshmuar, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, që ka dhënë kontribut të çmuar për vendin tonë. Ishim bashkë në luftën kundër pushtuesit. Jemi bashkë edhe në luftën kundër korrupsionit. Bashkohuni me mua. Bashkohuni me vizionin e PDK-së”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bruce Springsteen nuk ka pasur asnjëherë një hit numër një…