Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi: Ja ku gaboi rëndë Albin Kurti me ShBA-në

23 qershor 2023 | 11:40

Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka treguar në “Top Story” në Top Channel se ku gaboi Albin Kurti për situatën në veri, që detyroi ndërkombëtarët t’i dilnin kundër.

Tahiri ka thënë se zgjedhjet e mbajtura në komunat e Kosovës, pavarësisht se morën aprovimin nga ndërkombëtarët, Kurti shkeli kushtin që zgjedhjet të ishin teknike dhe jo politike.

“Kosova e plotë pa veriun nuk ka asnjë interes, fuqia e Kosovës është te veriu. Janë dy arsye strategjike që nuk kam mundësi t’ua u them. Janë disa kontekste gjeostrategjike që nuk lidhen as me Kosovën, as me Serbinë, as me Ballkanin, janë përtej. Loja e Albinit për të ruajtur agjendën populiste në veri, Vuçiqi e përdori në mënyrë djallëzore, tërhoqi minoritetin serb nga institucionet e Serbisë. Në veri nuk ka pasur pika kufitare, unë arrita marrëveshjen me të cilën u vunë kufijtë. Amerika dhe BE-ja i dhanë përkrahje se ishin legale, por ato dolën jolegjitime, shpesh analistët thonë pse kur amerikanët i përkrahën zgjedhjet, çfarë ndodhi. Amerikanët thanë le të hynë kryetarët e zgjedhur edhe në ato kushte, por në mënyrë teknike, jo politike. Të vazhdonin punën pa manifestim politik, kjo ishte shkelja e parë që ia bëri Albini amerikanëve. Në vend se të thotë kërkoj falje që hyrjen teknike e bëra politike, ai i fsheh gjëra. Kjo nervozoi amerikanët dhe për herë të parë ndodhin ndëshkimet. Në 1992 Kosova vulosi aleancën me Amerikën, kur Bush doli me politikën e kërcënimit ndaj Millosheviqit. Po të mos ishte përkrahja e tyre nuk do vinim në këtë ditë”, ka thënë ish-kryeministrja e Kosovës.

Tahiri ka thënë se Albin Kurti gabon me gjuhën e ashpër ndaj palës së tretë negociatore mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nga aspekti negociator një shtet si palë nëse ankohet te pala e tretë se po e përkrah palën tjetër është dobësi. Shteti duhet të ketë aftësi të punojë me palën e tretë, janë mënyra diplomatike kur ka vërejtje. Kjo tregon vogëlsinë e shtetit, s’ka aftësi të mbrojë dinjitetin e shtetit. Kur je palë duhet të kesh integritetet jo kërkesa si fëmijë. Nëse ndërmjetësuesi e mbështesin Serbinë, kanë interesat e tyre, aftësia duhet të jetë të kthesh interesat e shtetit tënd”, është shprehur Edita Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një konferencë urgjente për…