Kryeministri Rama në orën 13:00 konferencë urgjente me gazetarët

23 qershor 2023 | 11:29

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një konferencë urgjente për shtyp. Mësohet se konferenca me gazetarët do të zhvillohet në ambientet e Kryeministrisë në orën 13:00.

Pritet që në konferencë të flitet për çështje të rëndësishme të aktualitetit, përfshirë edhe aksionin e policisë në kampin e MEK, në Manzë të Durrësit më 20 qershor.

Kujtojmë se kontrollet e policisë u shoqëruan me momente tensioni në kampin Ashraf 3 ku strehohen anëtarët e organizatës Muxhahedinët e popullit Iranian (MEK), të cilët protestuan pasi qindra forca të policisë, kishin hyrë më herët brenda kampit për të ushtruar kontroll, mbi bazën e një urdhëri të Prokurorisë së Posaçme.

Kontrolli, sipas një njoftimi të policisë synonte verifikime të të gjitha mjediseve dhe zyrave.

Në një konferencë për mediet më 20 qershor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, shpjegoi se që në mëngjes kishte pasur një takim me drejtuesit kryesorë të kampit duke u shpjeguar atyre vendimin e Gjykatës.

Gjithashtu ai bëri me dije se në tërësinë e veprimeve të kryera nga policia, janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, 3 karta memorie dhe materiale të bollshme që u tentua të asgjësoheshin me djegie nga anëtarët e MEK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët spanjollë kanë bërë të ditur se të paktën 227…