Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it: Ka disa javë që i kam shkruar Kurtit, por asnjë fjalë nga ai

20 qershor 2021 | 16:11

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka thënë se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me letrën që ai ia ka dërguar para disa javësh, e në të cilën ka listuar një sërë skandalesh që sipas tij e kanë karakterizuar këtë mision ndërkombëtar gjatë detyrës në Kosovë.

Simmonsi në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se Kurti e ka pranuar letrën e tij që disa javë, por nuk i ka kthyer asnjë përgjigje.

“Zotëri Kurti e ka pranuar letrën dhe deklaratën time para disa javësh. Ka pasur shumë komente nga mediet në Kosovë, por asnjë fjalë nga z. Kurti. Koha do ta tregojë”, ka shkruar Simmonsi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur…