Ish-ministri gjerman i Mbrojtjes nderohet me figurën e Hyjneshës në fron

17 qershor 2022 | 17:06

Kryetari i komunë së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur të premten në takim ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping.

Rama ish-ministrin gjerman e ka nderuar me figurën e Hyjneshës në fron.

“Me kënaqësi mirëpritëm ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes, z. Rudolf Scharping, i cili mbetet figurë me vlerë unike për vendin tonë. Ndër të parët publikoi dëshmi të operacionit famëkeq serb “Patkoi”, duke rrezikuar edhe karrierën e vet për Kosovën. Për të nderuar kontributin që ka dhënë në çlirimin e Kosovës, i dhuruam figurën e Hyjneshës në fron, që jo vetëm, por edhe Prishtinën ta kujtojë gjithmonë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi shqiptar Armando Broja shkëlqeu sezonin e fundit në fanellën…