Ish-ministri socialist i financave i rikthehet politikës, por jo me PS-në

24 janar 2020 | 11:54

Arben Malaj, ish-ministri socialist i Financave në krah të Agron Dukës dhe përballë Ramës. A do të thotë kjo që ish-funskionarët e lartë të PS-së që nuk janë të kënaqur me trajtimin nga Edi Rama po e braktisin atë dhe po i bashkohën opozitës së bashkuar. Megjitatë ata nuk po i bashkohen as PD-së e as LSI-së, por partive tjera siq është Partia Agrare.

Një muaj pasi i shkarkua nga Kuvendi nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj “mban” premtimin duke u rikthyer në politikë.

Dhe ashtu siç kishte paralajmëruar Malaj ka vendosur të përballet në të ardhmen me “armikun” e tij më të madh Edi Ramën, duke u rreshtuar tashmë në radhët e opozitës së bashkuar.

Malaj ka vendosur që të jetë pjesë e Partisë Agrare Ambientalist, që drejtohet nga një tjetër ish-ministër socialist, Agron Duka.

Lajmin për bashkimin e tij në krah të Dukës e ka bërë me dije vetë Arben Malaj, i cili përmes rrjeteve sociale thekson se e ka mirëpritur ftesën e kolegut të tij për Duka për të kontribuar si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi,…