Ish-ministrja e Arsimit jep një propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami i ka rekomanduar SBASHK-ut që të rishikojë kërkesat duke pranuar oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdojë deri më 31 dhjetor. Kurse, më 1 janar të fillojë implementimi i Ligjit të Pagave.
“Sot u bë një muaj që arsimi në vendin tonë është në grevë. Kemi humbë shumë, kemi humbë të gjithë. I rekomandoj SBASHK-ut që të rishikoj kërkesat kështu: – Të pranohet oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri më 31.12.2022. – Me 01.01.2023 të filloj implementimi i Ligjit të Pagave. Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji. – Qeveria të mos zbatoj ndëshkime në paga, për muajin shtator. I rekomandoj Qeverisë t’i pranoj këto kërkesa”, ka shkruar Bajrami, duke shtuar se shkollat dhe qerdhet të hapën të hënën.



