Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane: Deklarata e Macronit, ultimatum për Kosovën

18 tetor 2023 | 08:20

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, në lidhje me deklaratën e presidentin francez Emmanuel Macron për vizat, tha se u vërejt se sa e ndjerë dhe e rëndë është situata në Kosovë.

“Ajo që më bëri më shumë përshtypje është jehona shumë e madhe në opinionin publik, që tregon se sa e ndjerë dhe sa e rëndë është situata në Kosovë”, tha Ahmetaj në Edicionin Special, përcjell Klankosova

Ndërsa sa i përket deklaratës së Macronit, Ahmetaj tha se ajo ishtë më shumë si një ultimatum për Kosovën.

“Deklarata e tij ishte më tepër një ultimatum për establishmentin politik në Kosovë duke e ditur se opinioni publik do të reagonte dhe do ta mobilizonte sigurisht edhe kryeministrin dhe presidenten që të këndellen”, deklaroi ish-ministrja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë ka paralajmëruar armiqtë e Izraelit…