Ish-presidentja Jahjaga takon mbretin e Jordanisë

22 tetor 2019 | 10:55

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë qëndrimit në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë është takuar me mbretin Abdullah të II-të në Pallatin Al Husseiniya.

Gjatë këtij takimi, Jahjaga dhe Mbreti Abdullah kanë diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dy shteteve dhe për zhvillimet e bëra drejt emancipimit të grave dhe vajzave, inkuadrimit të tyre në procese vendimmarrëse dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Jahjaga ka falënderuar Mbretin Abdullah të II-të për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për ndihmën e dhënë gjatë kësaj periudhe.

“Ishte nder i madh e kënaqësi e veçantë që të takohem me Lartmadhërinë e Tij Mbretin Abdullah i II-të sot. E përgëzova Lartmadhërinë e Tij për punën që po bën për popullin e tij por edhe e falënderova për përkrahjen e dhënë për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Qasja njerëzore dhe modeste e Lartmadhërisë së Tij ndaj çështjeve të ndryshme është një atribut që duhet t’i kushtohet rëndësi e veçantë”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kur avionët e NATO-s bombarduan forcat serbe 20 vjet më…