Vjosa Osmani reagon pas zhvillimeve të fundit në LDK

25 qershor 2026 | 21:26

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar për herë të pari pasi degët kryesore të kësaj partie kërkuar dorëheqjen e kryetarit Abdixhiku.

Osmani, përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë disa fotografi nga takimi që ka zhvilluar me Abdixhikun në qytetin e Vitisë.

“Kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë.”, thuhet mes të tjerash në postimin e Osmanit.

Ajo ka falënderuar degën e LDK-së në Viti “për punën e angazhimin e vazhdueshëm dhe për qëndrimet e qarta e mbështetëse”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj refuzimit të…