Ish-presidentja Vjosa Osmani ka vizituar profesorin Ramadan Zejnullahu
22 prill 2026
| 00:29
Përmes një postimi, Osmani ka shprehur kënaqësinë për këtë vizitë, duke theksuar vlerat njerëzore dhe kontributin e profesorit në arsim dhe shtetndërtim.
“Sot në vizitë te Profesori Ramadan Zejnullahu dhe znj. Syzana Zejnullahu, pata kënaqësinë të jem mes njerëzve të urtë e mikpritës. Bisedat, këshillat e sinqerta dhe përkushtimi i Profesorit për arsimin dhe për shtetin janë frymëzim për të gjithë ne. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe respektin e treguar”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se profesori Zejnullahu, i cili ka shërbyer edhe si rektor i Universiteti i Prishtinës, mbahet mend si një nga drejtuesit që ndërmori reforma të rëndësishme në këtë institucion. Aktualisht, ai po përballet me një sëmundje të rëndë prej një kohe të gjatë.



