Ish-punëtorët e “Ramiz Sadikut” kërkojnë 20 përqindëshin

05 dhjetor 2018 | 14:16

Të mërkurën para objektit të Prokurorit të Shtetit, në Prishtinë, kanë protestuar ish-punëtorët e ndërmarrjes ndërtimore “Ramiz Sadiku”, me përfaqësuesin e saj Idriz Zhinipotoku, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak të mos pagesës prej 20 për qind nga shitja e aseteve të kësaj ndërmarrjeje.

Gjithashtu, përfaqësuesit e saj, u pritën në takim nga zëvendëskryeprokurorja e shtetit, Sevdije Morina dhe prokurori Idain Smailji, të cilët diskutuan për këtë rast.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit shprehën pakënaqësitë e tyre sa i përket manipulimit mbi ndërmarrjen e tyre dhe kërkuan që Prokuroria e Shtetit të merret me hetimin e listës së kësaj ndërmarrje, duke theksuar se aty janë futur persona në mënyrë të pamerituar, të cilët edhe kanë marrë këtë përqindje, duke mos qenë asnjëherë pjesë e kësaj organizate.

Prokuroria e Shtetit, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje, me përkushtim do të merret me hetimin e këtyre listave, të cilat dyshohet se janë manipuluar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë pasi u nda nga i dashuri, Danny Amendola,…