Ish-shefi i Rezervës Federale: S’është e nevojshme që kriptovalutat të prodhohen nga bankat qendrore

13 nëntor 2019 | 15:41

Ish-kryetari i Rezervës Federale, Alan Greenspan, ka deklaruar se këtë javë se nuk ka nevojë që bankat qendrore të emetojnë valuta dixhitale.

Ai theksoi se valutat kombëtare janë të mbështetura nga krediti sovran, diçka që asnjë organizatë tjetër nuk mund ta ofrojë. “Krediti sovran i Shteteve të Bashkuara tejkalon imagjinatën e “Facebookut”, u shpreh Greenspan, duke i’u referuar planeve të kompanisë për kriptovalutën “Libra”.

Rrjeti social lajmëroi më herët gjatë vitit projektin e kriptovalutës Libra, që po zhvillohet në partneritet me kompani botërore të procesimit të pagesave.

Megjithatë, muajin e kaluar, “Visa”, “MasterCard”, “Paypal” dhe “eBay”, u larguan nga projekti Libra, për shkak të rritjes së mbikëqyrjes nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ana tjetër, Banka Popullore e Kinës po përpiqet të prezantojë kriptovalutën e vetë, por s’ka dhënë ende detaje se kur do të dalë në treg.

Kriptovalutat kanë tërhequr vëmendjen botërore në vitin 2017 kur çmimi i bitcoin u fry nga qindra dollarë në 20 mijë euro. Shumë mbështetës të bitcoin thonë se meritat i ka teknologjia Blockchain, që mbështetet nga një sistem i decentralizuar./Zhurnal

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka dërguar…