Ish-sulmuesi i Shkëndijës ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare

11 dhjetor 2023 | 14:03

Ish-sulmuesi i Shkëndijës, Ivan Çelikoviq është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare.

Lajmi është bërë me dije nga klubi i Shkëndijës, ku ka njoftuar për ndarjen nga jeta edhe të ish-anëtarit tjetër, Haqim Memedi në moshën 70-vjeçare.

“Përcjellim me pikëllim lajmin e ndarjes nga jeta të dy ish-anëtarëve të Shkëndijës, Haqim Memedi (70 vjeç) dhe Ivan Çelikoviç (34 vjeç). Ngushëllojmë familjet Memedi dhe Çelikoviq për humbjet e tyre të dhimbshme”.

“Të dy do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Faleminderit për kontributin dhe pasionin që sollën në dy periudha të ndryshme në klub”, ka njoftuar Shkëndija.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elena Bogëjani, aktiviste shqiptare në Suedi, ka njoftuar se dy…