Ish-tifozi ultras i Herthas bëhet president i klubit gjerman

27 qershor 2022 | 16:41

Një rast i veçantë na vjen nga Gjermani, ku sipas “Sky Sport De” Hertha Berlin ka zgjedhur presidentin më të ri të klubit.

Interesat është fakti që një ish-tifoz ultras i skuadrës gjermane, tashmë do të ketë fatin të jetë numri një i këtij klubi.

Bëhet fjalë për Kay Bernstein, i cili ia doli të mposhtë kundërshtarët e tij, pasi arriti të siguronte 1670 vota nga 3016 skeda zgjedhore.

41-vjeçari është zgjedhur pas një asambleje të jashtëzakonshme dhe do të marrë vendin e presidentit historik Werner Gegenbauer, në detyrë nga 2008-ta.

Klubi gjerman, pas rënies në Bundesliga 2, ka arritur të ngjitet në kategorinë kryesore të kampionatit gjerman pas “play-off”-it me Hamburg-un, dhe është gati të kthehet në  futbollin e rëndësishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka akuzuar Bashkimin Evropian…