Ish-ushtaraku i UÇK-së, Gani Nuha, kujton dhe nderon bashkëluftëtarët e vrarë

04 gusht 2021 | 14:02

Ish-ushtaraku i çmuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka kontribuar shumë në luftën e UÇK-së, me rastin e ditëlindjes së vet, ka nderuar të rënët për lirinë e Kosovës. Gani Nuha, i cili është nga Ferizaj, por që pjesën më të madhe të kohës së luftës e ka zhvilluar në zonën e Dukagjinit, sot, i shoqëruar nga bashkëluftëtarë të tjerë, ka nderuar shokët e luftës dhe komandantët e vrarë të UÇK-së. Nuha ka filluar nderimin te varri i Ilir Konushevcit, duke vazhduar në Prekazin legjendar, në Gllogjanin e Luanit me shokë, te varri i Abesë, te varri i Bedri Shalës, te varri i Agron Ramës në Smolicë, te bashkëluftëtarët në Koshare, në Vranocin e Adrian Krasniqit e te shumë heronj të ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Pas vizitave, ai ka bërë një përmbledhje për të gjitha vizitat që ka bërë, të cilin, pa ndërhyrje, po jua sjellim më poshtë:

Përshëndetje të nderuar miq e ju ish Ushtar të UÇK-së!

Një prezantim të vogël duke i nderuar ata qe na e sollën Lirinë.

Po filloj  me Komandantin tim  Mërgimin…. ku me këshillat dhe udhëzimet e  tua Komandant ..punuam  deri në fund të Luftës.

U munduam Komandant ta ruajmë  pastërtinë tonë gjatë Luftës dhe deri sot dhe vazhdojmë  me këshillat e tua gjithmonë …

Ta bëjmë luftën. Ta sjellim Lirinë ta ruajmë e vlerësojmë  si sytë e ballit!

Lavdi Heroi im!

Vazhdojmë me Prekazin e Komandantin Legjendar Adem Jashari aty ku frymëzimi më mbajti nga viti 1998 e deri sot. Heronjtë lindin rrallë dhe e shkruajnë Historinë me Gjakun e Tyre.

Përulje për Jetë  e mot për Familjen që u flijua që ne të jetojmë te lirë sot!

Vazhdojmë me Gllogjanit që ka shumë Heronj trima e trimëresha në gjirin e tij sot, trimat që bënë Histori i njoha shumicën në  vitet 98/99. Lavdi të përjetshme!

ABEJA që shpesh shpjegohet si në ato Legjendat -Njeriu i Hekurt -Strateg Luftëtar- Trim Patriot e gjithçka tjetër HERO❣

SMOLICA me Heroin Agron Rama dëshmoret që i njoha të gjithë në  vitet 98/99. Smolica priti e përcolli me dhjetëra e mijëra Djem e Vajza te UÇK-së me bukë me pritje e përcjellje gjithmonë ishin dhe jeni për çfarëdolloj Respekti!

Guri i Heroit Bedri Shala një histori në vehte me Bedrit kemi kaluar me dhjetëra rrugë/Shqipëri Kosovë edhe rrugën e parë  e të fundit ishe i veçantë Heroi im❣

Pati dëshirë me Tank te shkoi për Drenicë për fat të keq nuk e realizoi,-Tha për mua gjithë Kosova është Drenicë dhe ra në Junikun Legjendar së bashku me ABENË, Eltonin e shumë shokë.

Lavdi Heroi im❣

Koshare Pran Heronjve që i njoha Agimin Salihin,  Xhemen Murtajen e shumë e shumë te tjerë

Përulje për jetë e mot.

VRANOCIN -kësaj radhe ishte ndryshe se Bacin Xhaf se kishim më në mesin tonë.

Familja Krasniqi si gjithmonë një mikpritje brilante.

Adriani, Perparimi ,Trimat e Dukagjinit. Adriani Heroi ynë, njeriu që na i trasoi rrugën e Lirisë- Lavdi❣

Përparimi që pata fatin ta njoh ishte dhe mbeti i veçantë i urtë, trim punëtor  i afërt me të gjithë.

Lavdi Trimi im.

Sa herë jam në Kosovë dua ti takoj të gjithë dua ti vizitoj, të gjithë por koha s’na premtoi të përulem gjithë Heronjve  e Dëshmorëve, LAVDI!

Sa më shumë  t’i vlerësojmë t’i kujtojmë ata qe na e sollën Lirinë aq më me vlerë është LIRIA jonë…nuk …është e vetëkuptueshme…

Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes.  …atje ku s’ka Liri mëndja dhe shpirti thahen si bima pa ujë. (Naim Frashëri).

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe monument

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 6 persona, duke përfshirë Gani Nuha, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe pemë

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe monument

Mund të jetë një imazh i 16 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 7 persona, duke përfshirë Gani Nuha, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është…