Ish-ushtari i UÇK-së, Nazif Mehmeti, intervistohet për dy ditë rresht nga Specialja

23 janar 2019 | 15:56

Prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për krime të luftës në Kosovë, për dy ditë më radhë (të martën dhe të mërkurën) e kanë intervistuar në Prishtinë ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit, Nazif Mehmeti.

Nazif Mehmeti po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit për kohën gjatë së cilës ka qenë në luftë, raporton “Epoka e re”.

Përveç Mehmetit, kjo Gjykatë në Hagë ka intervistuar edhe Rrustem Mustafën e Sami Lushtakun derisa Sokol Dobruna, Sabahajdin Cena dhe disa të tjerë janë intervistuar në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi mbikëqyrës i “Trepçës”, i kryesuar nga Ardian Syla, si …