Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet katër orë në kufirin me Serbinë

26 mars 2022 | 23:25

Veprimtari Fexhri Asipi nga Tetova, ish ushtar i UÇK-së, është ndal nga sigurimi serb në kufirin në mes Maqedonisë dhe Serbisë. Përpos Asipit është ndaluar për katër orë edhe bashkëshortja e tij Liridona.

Përgjatë katër orëve sa është mbajtur në zyrat e sigurimit serb, Asipi është pyetur për të gjitha akrivitetet e tij që nga lidhjet e tij me luftën e UÇPMB-së në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për vizitat tek familjet e dëshmorëve në këto komuna si dhe për lidhjet e tij me liderët politik e ushtarak të UÇK-së në Maqedoni e Kosovë.

Asipi pas katër orësh është liruar dhe ka vazhduar rrugën për shtetin ku jeton dhe punon.

Njoftimin për arrestimin e tij e ka bërë publik Asipi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Mbas 4 orë mbajtje në bisedë informative nga shërbimi policorë i Serbisë në kufirin Tabanovc, unë dhe bashkëshortja ime Liridona u liruam.

Bisedat ishin kryesisht rreth kontributit kombetarë dhe politik!

Tash po e vazhdojë rrugën për në Danimarkë dhe shpresojmë që të mos na maltretojnë edhe në dalje, me po të njejtat arsye!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës ka vijuar sot me përgatitjet për miqësoren…