Ish-ushtari i UÇK-së Shefqet Buçaj ftohet nga Specialja

11 nëntor 2019 | 13:54

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se Gjykata Speciale ka ftuar sot për intervistim ish-pjesëtarin e UÇK-së nga Zona e Operative e Pashtrikut, Shefqet Buçaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Buçaj sikurse dhe të tjerët që janë ftuar nga kjo gjykatë do të dalin faqebardhë. “Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Shefqet Buçaj, nga Zona e Pashtrikut. Edhe ky, si gjithë të tjerët, do të dalin fitimtarë”, ka shkruar Gucati.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Musa Sabedini Ani pse Gjykata Speciale është krijuar me…