Ish-ushtari i UÇK-së sot intervistohet nga Specialja

05 dhjetor 2019 | 10:18

Prokurorët e Speciales sot do ta intervistojnë ish-ushtarin e UÇK-së, Demush Laçi.

Laçi që ftesën për t’u paraqitur para zyreve të prokurorisë e kishte marrë më 12 nëntor.

Lajmin për intervistim e ka bërë me dije vetë Laçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Mirëmëngjesi Kosovë??. Miq e shokë, sot do të intervistohem gjatë ditës nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Faleminderi që po më shkruani dhe përkrahni në çdo moment,ashtu siç kam besuar para 20 viteve,prap besoj se; Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare s’bashku me NATO-n, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen!”, ka shkruar ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka pranuar…