Sulmohen dy infermierë në spitalin e Mitrovicës

05 dhjetor 2019 | 09:50

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka pranuar një informatë nga Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, se të mërkurën rreth orës 20:00, në Repartin e Emergjencës, janë sulmuar dy infermierë derisa po kryenin punën e tyre.

“Infermierët e sulmuar nga familjarët e pacientëve janë:  F.M  dhe A.H, të cilët kanë marrë lëndime trupore. SHSKUK e dënon dhe cilëson si të pa pranueshëm sulmin ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin në fjalë”, është thënë reagimin e SHSKUK-së, duke theksuar se përkundër sulmit fizik ndaj infermierëve, pacientët janë trajtuar nga stafi i shërbimit emergjent.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Fjolla Hajrizaj   Fundi i një libri gjendet në…