Ish-zëdhënësi i NATO-s, Kosovës: Puno bashkë me BE-në dhe ShBA-në!

04 qershor 2023 | 13:49

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s gjatë kohës sa po zhvillohej lufta në Kosovë, ka thënë në një intervistë për “Euronews Albania” se prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme.

Ai e ka cilësuar këtë veprim mbireagim të papranueshëm nga Beogradi, për diçka që siç tha është çështje e brendshme e Kosovës.

“Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave. Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës. Mesazhi im është që: Kosovë, puno bashkë me BE-në dhe ShBA-në! Pavarësisht zemërimit, mos humbisni besimin e miqve më të ngushtë”, ka thënë ai.

Tensionet në veri janë rritur, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia gjendet…