Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës merr post të lartë në Qeverinë e Serbisë

02 shkurt 11:36

Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka bërë me dije se është emëruar sekretar i përhershëm në Ministrinë e Bujqësisë së Serbisë.

“Rol i ri dhe detyra të reja. Çdo gjë në shërbim të popullit tonë”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Stojanoviqi ka treguar edhe vendimin e Qeverisë së Serbisë për emërimin e tij në këtë post.

Branimir Stojanoviq ka shërbyer si zëvendëskryeministër në Qeverinë Mustafa.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michelle Obama ka vendosur të shfaqet në media një vit…