Ish-zëvendësministri i Arsimit kërkon nga Prokuroria e Shtetit ta përcjellin procesin e subvencionimit për tekstet shkollore

25 gusht 2023 | 10:57

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, sot ka reaguar lidhur me vendimin e MASHTI-t për çështjen e sigurimit të librave për nxënësit e shkollës fillore.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook” ka ngritur dyshimet se ka rritje të shpenzimeve për tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar.

Ai ka kërkuar që Prokuroria e Shtetit duhet ta përcjell me vëmendje procesin, pasi siç tha ai ka rritje të shpenzimeve për tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar.

Postimi i plotë i tij:

Dyshimet vazhdojnë

Dy ditë më parë në postimin tim prezentova dokumentin e shpalljes së tenderit për të gjitha tekstet shkollore për klasët 1-5 dhe ato të gjuhës gjermane për klasët 6 dhe 8. Për këtë tender, MASHTI kishte alokuar buxhetin prej mbi 4.3 milion €.
Në postimin tim supozava se në rast që tekstet do të kushtojnë mesatarisht nga 75 € për nxënës, atëhere vetëm për tesktet 1-5 do të shpenzohen sê paku 9 milion €.
Ndaj këtij postimi tim dëgjova që kishte reaguar një këshilltar i ministres Nagavci duke e kontestu dhe e konsideru si shumë të lartë shumën mesatare prej 75 € për nxënës. Por, dje shefja e tij e ngriti këte shumë në 80 €, e kjo do të thotë që edhe tejkalohet buxheti prej 9 milion €.
Cfarë do të thotë tani ky “këshilltar”, cili perfolet për shumë ndërhyrje e keqpërdorime ne ministri e institucione tê arsimit të lartë dhe që “befasisht” thuhet se është familjar UDBashi dhe se ka disa kallëzime penale.
Komisionet Parlamentare dhe Prokuroria e shtetit duhet ta përcjellin me vëmendje këtë çështje, sepse kemi rrithje të shpenzimeve pêr tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar.
Dhe kjo nuk besoj që është rastësi…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump u dorëzua të enjten në mbrëmje tek autoritetet…