Ishte vetëm 8 vjeç në luftë, Fahri Falziu ftohet për intervistim nga Specialja

02 qershor 2021 | 11:09

Fahri Fazliu është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, në cilësinë e dëshmitarit.

Fazliu i cili është nipi i heroit të Kosovës, Fahri Fazliu, gjatë luftës së UÇK-së ka qenë vetëm tetë vjeç.

“Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Dje pasdite më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur – mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, më 23 qershor 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç. #LiriakaEmërUÇK”, ka shkruar Fazliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Vedat Muriqi ka shkëlqyer në ndeshjen miqësore ndaj San…